Shitjet e rritura drejt këtij shteti kanë ndikuar në gati gjysmën e rritjes së eksporteve në 2013-n….
Një destinacion i ri eksporti është përvijuar përgjatë dy viteve të fundit, sidomos në 2013. Malta, shteti me të cilin dikur nuk kishim potthuajse asnjë marrëdhënie, ka kapërcyer në partnerin e tretë tregtar në 2013-n përsa i përket eksportet, me shitjet drejt këtij vendi që u rritën me 430% me bazë vjetore, duke arritur në 17 miliardë lekë për 11 mujorin, sipas të dhënave të detajuara të publikuara nga INSTAT.
Me 7.3% të totalit të eksporteve, Malta renditet e treta, pas Italisë dhe Spanjës, duke ia kaluar Kosovës.
Në vlerë absolute, kanë qenë pikërisht eksportet drejt këtij shteti, që kanë shënuar rritjen më të madhe, duke ndikuar në 44% të zgjerimit të këtij treguesi në total.
Ashtu siç ndodhi dhe me Spanjën tre vjet më parë, ndikimin kryesor në këtë rritje tepër të lartë e kanë dhënë shitjet e grupmallit, minerale, lëndë djegëse energji, që zënë pothuajse 100% të totalit të eksporteve drejt këtij vendi. Si nëngrup, rritjen më të madhe e kanë pasur “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, kryesisht si rrjedhojë e zgjerimit të shitjeve të Bankers Petroleum drejt Maltës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.