Aksionet aziatike e nisën këtë jave në rritje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.2 për qind. Gjatë javës që lamë pas, ky indeks shënoi një rritje prej 1.6 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI300 u rrit me 0.7 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.3 për qind, duke shkuar në 20,719.33 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.39 për qind, duke shkuar në 27,196.54 pikë.
Indeksi i aksioneve Kospi, KS11, u rrit me 0.02 për qind, duke shkuar në 2,124.61 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, u rrit me 0.56 për qind, duke shkuar në 2,610.51 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.