Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.6 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej tetorit të vitit të kaluar.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, n225, u rrit me 1.34 për qind, duke shkuar në 21,144.48 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në këto tetë javët e fundit.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 1.84 për qind, duke shkuar në 2,721.07 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.16 për qind, duke shkuar në 28,497.59 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, KS11, u rrit me 0.50 për qind, duke shkuar në 2,201.48 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.