Aksionet aziatike u rritën pas shitjes të së hënës ndërsa investitorët prisnin të e dhënat fabrikës kineze dhe aksionet financiare ‘kërcyen’.
Indeksi MSCI Asia Pacific shtoi 0.3 për qind në Tokio pas rënies prej 1 për qind të hënën për ti dhënë fund rënies prej 2 për qind për muajin nëntor. Kompanitë financiare dhe industriale udhëhoqën fitimet të martën teksa u rritën ttë 10 grupet e industrisë së treguesit. Kina raporton indeksin e saj zyrtar për Blerjet e Menaxherëve për muajin nëntor, me ekonomistët që presin një shifër prej 49.8, të pandryshuar nga dy muajt e mëparshëm dhe duke treguar se ekonomia e dytë më e madhe në botë vijon ende në tkurrje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.