Aksionet e naftës i çuan tregjet rajonale të aksioneve në nivele të larta këtë enjten, pasi anëtarët e OPEC-ut(Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) ranë dakord për të ndaluar prodhimin në sajë të një marrëveshje të papritur. Edhe investitorët nga ana tjetër po tregohen të kujdesshëm për t’i çuar tregjet në nivele të larta përpara afrimit të zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.9 për qind në sajë të rritjes së aksioneve në sektorin e energjisë, por aksionet e tregjeve të tjera si ai i Hong Kongut vazhduan tregtimin në nivele të ulëta.
Pavarësisht marrëveshjes së favorshme të naftës, investitorët e huaj po anojnë nga ai drejtim ku kanë më shumë përfitim, përpara se të përfundojnë zgjedhjet presidenciale amerikane të cilat do të krijojnë një pasiguri të lartë në tregje.
Indeksi i aksioneve Nikkei .N225 u rrit me 1.5 për qind, pas humbjes prej 1.3 për qind të një dite më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.