Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme teksa investitorët i rritën shpresat për forcimin e tregut kinez, ndërsa dollari ishte në nivele të qëndrueshme në pritje të konflikteve që mund të lindin si pasojë e paqëndrueshmërisë politke në Europë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.3 për qind.
Edhe indekset e aksioneve të Hong Kongut, Tajvanit dhe Kinës ishin në nivelet e tyre më të mira mëngjesin e kësaj të enjteje.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, u rrit me 0.5 për qind duke shkuar në nivelin 18,907.67.
Indeksi Topix u rrit me 0.7 për qind në 1,513.55.
Indeksi JPX-Nikkei 400 u rrit me 0.8 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.