Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, duke lënë pas kështu rënien e tyre në ditët e mëparshme.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.1 për qind, duke lënë pas nivelin e tij më të ulët të shënuar një ditë më parë, njëkohësisht edhe niveli më i ulët që prej 9 prillit.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, avancoi me 0.86 për qind në 22,278 pikë. Ai ka lënë pas kështu nivelin e tij të ulët dhe që prej mbylljes së muajit mars është rritur me 9.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 1.08 për qind në 1,770 pikë. Si indeksi i aksioneve Topix ashtu edhe indeksi i aksioneve të Nikkeit, kanë shënuar rritjen e tyre më të lartë që prej fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300, u rrit me 1.9 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, HSI u rrit me 1 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.