Rriten Brent dhe WTI

21/04/2017 9:27 AM 0 komente

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 50.74 dollarë për fuçi.

WTI e mbylli këtë javë duke shënuar një humbje prej 4.6 për qind.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtuan me 53.00 dollarë për fuçi.

Brent e mbylli këtë javë duke shënuar një humbje prej 5.2 për qind, duke shënuar njëkohësisht performancën e tij më të keqe që prej 10 marsit.

Indeksi i çmimeve të arit ra me 0.1 për qind. Ai u tregtua me 1.279.87 dollarë për onz, ndërsa gjatë gjithë javës shënoi një rënie prej 0.4 për qind.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz