Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, duke lënë pas kështu nivelin e tyre të ulët të shënuar disa ditë më parë.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTIu rritën me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 56.14 dollarë për fuçi, por gjithsesi jo shumë larg nivelit të tyre të ulët prej 55.87 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpnuar europiane, Brent, u rritën me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 61.42 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.