Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 1.1 për qind dhe u tregtuan me 64.99 dollarë për fuçi, dukë lënë pas kështu humbjen prej 1.3 për qind të një dite më parë.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.9 për qind dhe u tregtuan me 69.53 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit shënoi rritje, duke u tregtuar me 1.339.12 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i saj më i lartë që prej 7 marsit të këtij viti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.