Çmimet e naftës shënaun rritje mëngjesin e ditës së sotme, rritje kjo e cila u nxit nga rënia e prodhimit nga Venezuela, si edhe nga një kërkesë e fortë globale.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 71.83 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 79.10 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa indeksi i çmimt të arit ra me 0.5 për qind dhe u tregtua me 1.286.63 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.