Tregjet e kapitalit u rritën, teksa një raport tregoi se klima e biznesit në Gjermani kishte mbetur e fortë pasi Britania votoi për të dalë nga Bashkimi Europian.
Indeski Stoxx Europe 600 u rrit për herë të parë në tre ditë, pasi besimi i biznesit në ekonominë më të madhe të rajonit u tregua më elastik në korrik në krahasim me atë që kishin parashikuar ekonomistët.
Aksionet në Europë kërcyen, pasi indeksi i instititut IFO me bazë në Munih ra më pak sesa pritej.
Indeksi Stoxx 600 u rrit 0.5%. Ryanair Holdings Plc u rrit 5.9%, pasi nuk ndryshoi parashikimin vjetor. Ericsson AB përparoi 2.4% pasi shefi i saj ekzekutiv dha dorëheqjen. Grupi Julius Baer Ltd. U rrit 4.9% pasi shtoi një klient të ri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.