Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane u rrit, duke treguar se kapitalet e rajonit do të ‘rigjallërohen’ nga humbja e ditës së djeshme, ndërsa investitorët prisnin raporte mbi mallrat e qëndrueshme të SHBA dhe besimin e biznesit gjerman. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes avancoi, ndërsa aksionet aziatike ranë.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në qershor shtuan 0.4 për qind në 3,135 në Londër. Kontratat për indeksin FTSE 100 të Britanisë fituan 0.2 për qind. Kontratat e së ardhmes për Indeksin Standard & Poor’s 500 Index avancuan 0.3 për qind, ndërsa Indeksi MSCI Asia Pacific ra 0.3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.