Bursat evropiane janë rritur duke qenë se të dhënat ekonomike gjermane dhe zviceriane i tejkaluan parashikimet.
Indeksi i kontratave të së ardhmes Stoxx Europe 600 u rrit me 0.2 % në 392.04 në Londër. Sipas të dhënave të fundit rritja e ekonomisë zviceriane i tejkaloi parashikimet e ekonomistëve.
Edhe shitjet me pakicë në Gjermani u rritën me 2.9 % në janar, rreth 7 herë më shumë nga ajo çka kishin parashikuar ekonomistët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.