Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane u rrit, duke sinjalizuar se kapitalet do të tërhiqen nga rënia e tyre më e madhe që nga janari, pasi Kina zgjeroi lehtësimin monetar.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në qershor shtuan 0.4 për qind në 3,619 në Londër. Indeksi Stoxx 600 ra 1.8 për qind të premten, duke e shtyre treguesin drejt javës së tij më të keqe të vitit, teksa u shtuan shqetësimet mbi bisedimet e borxhit grek dhe Kina rriti furnizimin e aksioneve në dispozicion për ‘shitje të shkurtër’(shitje me qëllim ri-blerjen e tyre pasi të bjerë cmimi). Indeksi DAX i Gjermanisë ra 5.5 për qind javën e kaluar, me ritmet më të shpejta që nga 2011, ndërsa ASE e Greqisë ra 6 përqind. Indeksi Standard & Poor’s 500 Index humbi 1.1 perqind të premten.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.