Rriten charter-at nga pushimet e shqiptarëve në Turqi dhe turistët, si u nda tregu i fluturimeve ajrore në korrik

05/09/2018 12:42 PM 0 komente

Ardhja e turistëve në Shqipëri, por edhe preferenca e shqiptarëve për të kaluar pushimet në resortet e Turqisë kanë çuar në rritjen e ndjeshme të fluturimeve me charter përmes Aeroportit të Rinasit.

Sipas buletinit mujor të gushtit të Autoritetit të Aviacionit Civil, ndryshimet e fluksit të lëvizjes së pasagjerëve që udhëtojnë me fluturime Charter në Korrik të 2018 sipas të dhënave  shkojnë në 79,311 pasagjerë, shifër krahasimisht më e lartë krahasuar me vitin 2017, që ka pasur një rritje prej 65.80% dhe nga viti 2016 në vitin 2017 ku ka shënuar një rritje prej 42.25% të fluksit të pasagjerëve.

Në grafikun e publikuar nga Autoriteti, vihet re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me Charter ka pësuar gjithashtu një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve. Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 23% të totalit, ndërkohë që në 2017 ka qënë 16% dhe në 2016 në 15%. Gjithashtu nëse do të bënim një analizë më të thellë dhe n.q.s do të krahasojmë numrin e pasagjerëve që kanë hyrë dhe atyre që kanë dalë me anë të fluturimeve Charter në/nga TIA, numri i pasagjerëve në hyrje është më i lartë, përkatësisht 40,721 pasagjerë ndërsa numri i pasagjerëve në dalje është 38,590 pasagjerë.

Referuar të dhënave, mbizotëruese në treg për këtë muaj janë fluturimet Charter të cilat zotërojnë 23% duke mbuluar kështu fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Korrik 2018, me një numër prej 79,311 pasagjerë. Ndjekur nga “Blue Panorama” me një numër prej 59,175 pasagjerë ose 17% ndaj totalit, “Albaëings” me 36,363 pasagjerë ose 11% të totalit, “Ernest s.p.a” me 32,257 pasagjer dhe 9% ndaj totalit dhe Alitalia 27,726 pasagjerë ose 8% të totalit mujor.  Nisur nga këto të dhëna duke përjashtuar fluturimet Charter, Italia vazhdon të zotërojë përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin Korrik 2018, duke zënë 45% të totalit, ndjekur nga Turqia me 9%.

Nëse referuar shifrave do të analizonim ecurinë e tregut të transportit ajror në vendin tonë për muajin Korrik të viteve 20162017-2018, vëmë re se kemi një tendencë në rritje të tregut të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, vit pas viti, sipas të dhnave të Autoritetit të Aviacionit Civil.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz