Rriten çmimet e naftës

16/12/2016 9:35 AM 0 komente

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, pas mbështetjes së Kuvajtit për të ndërprerë prodhimin si pasojë e mbingopjes së tregut, mbështetje kjo që ishte më e madhe seç ishte parashikuar.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 31 cent ose 0.61 për qind, duke u tregtuar me 51.21 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 75 cent ose 0.5 për qind, duke u tregtuar me 54.29 dollarë për fuçi.

Prodhimi i naftës pritet të bjerë me 1.8 milionë fuçi në ditë, në mënyrë të tillë që tregjet të marrin frymë nga mbingopja e këtyre dy viteve të fundit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz