Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 28 cent duke u tregtuar me 55.51 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 23 cent duke u tregtuar me 52.98 dollarë amerikanë për fuçi.
Rënia e çmimit të dollarit ndikoi edhe në industrinë e metaleve të tilla si bakri dhe hekuri të cilat shënuan rënie.
Ndërsa ari shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme. Ai u këmbye me 1.216.65 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.