Çmimet e naftës së papërpunuar shënuar rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.8 për qind duke u tregtuar me 55. 53 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.8 për qind, duke u tregtuar me 53.18 dollarë për fuçi.
Indeksi i arit shënoi rënie. Ai ra me 0.15 për qind duke u tregtuar me 1,197.96 dollarë për onz, duke lënë pas nivelin e tij të lartë prej 1.219.59 dollarë për onz që shënoi të martën e kaluar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.