Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 9 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 48.99 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 11 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 52.10 dollarë për fuçi.
Indeksi i çmimeve të arit shënoi nivelin e tij më të lartë që prej 1 majit 2016, duke u tregtuar me 1,263.02 dollarë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.