Çmimi i shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar shënoi një rritje muajin e kaluar, mbështetur nga rritja e fuqishme e punësimit dhe mungesa e pronave në treg, sipas huadhënësve më të mëdhenj të Britanisë, raporton The Guardian.
Çmimi mesatar i një shtëpie u rrit me 1.1% në gusht, raportohet nga Halifax, pjesë e Lloyds Banking Group. Çmimet në tre muaj deri në gusht ishin 2.6% më të larta se një vit më parë.
Rritja vjetore e çmimeve është ngadalësuar nga një kulm prej 10% në mars 2016.