Rriten investimet e Turqisë në bregdetin malazez

11/02/2019 10:22 AM 0 komente

Kohëve të fundit në bregdetin e Malit te Zi është rritur ndjeshëm interesimi i investitorëve nga Turqia. Sipas të dhënave, vitin që lamë pas u regjistruan 1.545 ndërmarrje ekonomike nga investitorët turq, e para tri viteve ky numër ishte rreth 70-të.

Dikur të interesuar për investime në Mal të Zi ishin investitorët rusë të cilët tani po tërhiqen dhe janë duke shitur patundshmëritë e tyre me çmime shumë më të ulëta nga se që i kanë blerë ne vitin 2006.

Sipas kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq, investitorët turq vështirë se mund te gjejnë destinacion më të mirë për të zgjeruar aktivitetin e tyre se çfarë është Mali i Zi, dhe se Turqia është partner ekonomik shumë i rëndësishëm për Malin e Zi me investime rreth 130 milion euro, brenda një dekade.

/TRT Turkey

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of