Rriten të ardhurat e kompanive të sigurimeve

11/10/2017 9:31 AM 0 komente

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i sigurimeve, që përfaqëson rreth 3.0 për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar, shënoi rritje vjetore më të ngadalësuar prej 3.8 për qind.

“Kontribuesit kryesor në rritjen e aseteve të sektorit të sigurimeve ishte rritja e parave të gatshme të mbajtura në bankat komerciale, që kanë pjesëmarrjen më të madhe në strukturën e aseteve të kompanive të sigurimit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Sipas BQK-së, sigurimet jo-jetë, të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit me 90 për qind të aseteve, shënuan rritje vjetore prej 3.3 për qind, ndërsa, pjesa e mbetur e sektorit e përfaqësuar nga sigurimet ‘jetë’, shënuan rritje vjetore prej 8.4 për qind.

“Deri në qershor 2017, vlera e primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve arritën vlerën prej 42.1 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 2.5 për qind. Struktura e primeve të shkruara kryesohet nga primet e sigurimit jo-jetë, të cilat përfaqësojnë 96.9 për qind të gjithsej primeve të shkruara. Vlera e realizuar e primeve të shkruara nga sigurimi jo-jetë arriti në 40.8 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz