Numri i vizitorëve në kalatë e vendit gjatë vitit 2016 krahasuar me 2015-n është rritur me 40%.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT) “Shqipëria në shifra”, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike, muze dhe kala është rritur respektivisht me 10%, 17% dhe 40%. Rritja më e lartë ka qenë në vizitorët e kalave dhe monumenteve të tjerë.
Sipas INSTAT-it, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike arriti në 230.188 në 2016 nga 209.547 që ishte në vitin 2015. Numri i vizitorëve në muze gjatë 2016-s llogaritet 154.965 nga 131.808 që ishte në vitin 2015.
Ndërsa numri i vizitorëve në kala e monumente të tjerë llogaritet në 2016-n ne 164.544 persona nga 119.389 persona që vizituan këto objekte në 2015-ën.
Rritet 40% numri i vizitorëve në kalatë dhe muzetë e Shqipërisë
(BalkanWeb)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.