Një studim i rregullt tre mujor nga Instituti Kombëtar i Statistikave i Bullgarisë (NSI) ka gjetur se besimi i konsumatorit në janar 2018 ishte 1.1 pikë përqindje më i lartë se në tetor 2017.
Ky ndryshim i atribuohet rritjes së besimit në mesin e popullatës urbane, raporton NSI, shkruan Sofia Globe.
Mendimet e konsumatorëve për ndryshimet që kanë ndodhur në gjendjen financiare të ekonomive familjare dhe situatën e përgjithshme ekonomike në vend gjatë 12 muajve të fundit mbeten të pandryshuara në krahasim me vrojtimin e mëparshëm, tha NSI.
Ndërsa pritjet midis bullgarëve që jetonin në qytete për 12 muajt e ardhshëm, sa i përket gjendjes financiare dhe ekonomike ishin përmirësuar. Ajo çfarë u vrojtua tjeter është se kishte njëfarë pesimizmi në mesin e popullatës rurale në lidhje me këtë pikëpamje.