Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.2 për qind ose 13 cent dhe u tregtuan me 74.86 dollarë amerikanë për fuçi. Brent shënoi rritje i nxitur kryesisht nga pasiguria që kishte përfshirë ekportet nga Libia, një anëtare e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 30 cent ose me 0.4 për qind, duke u tregtuar me 68.38 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u këmbye 1,263.41 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli më i ulët në gjashtë muajt e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.