Kosova eksporton para të gatshme më shumë se secili vend tjetër i Evropës. Si rezultat i mungesës së prodhimeve vendase që mbulojnë nevojat për konsum, deficiti tregtar këtë vit ka shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak.
Në tetë mujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar është për afër 20 milionë euro më i lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në vlerë prej 1 milionë e 412 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte 1 milionë e 391 mijë euro. Gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar 1 milion e 620 mijë euro, përderisa ka eksportuar vetëm 208 milionë euro, shkruan Tribuna.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se i gjithë ky bilanc vjen si pasojë e mos-aftësisë konkurruese të prodhuesve kosovarë. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës do të ishte dashur që të krijojë një listë të përparësive konkurruese që ka Kosova në raport me vendet tjera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.