Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme, teksa investitorët e përqendruan vëmendjen e tyre në takimin e ditës së sotme që do të mbahet në bankën qendrore Jackson Hole, ku pritet të flasë Janet Yellen e Rezervës Federale dhe Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, megjithatë nga askush prej tyre nuk priten ndryshime.
Dollari amerikan u këmbye me 109.64 dollarë amerikanë për jen, duke avancuar më tej me rritjen e tij në krahasim me një ditë më parë. Gjatë gjithë kësaj jave dollari ka shënaunr një rritje prej 0.4 për qind.
Indeksi i dollarit që e krahson atë me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit ishte në nivele të qëndrueshme, në 93.29 .DXY. Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks ka shënuar një rënie prej 0.15 për qind.
Monedha euro ishte në nivele të qëndrueshmë mëngjesin e ditës së sotme. Ajo u këmbye me 1.17975 euro për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë kësaj jave ajo ka shënuar një rritje prej 0.3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.