Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit.
Ai u rrit me 0.5 për qind dhe u këmbye me 111.245 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahasona të me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit u rrit me 0.2 për qind. Gjatë javës së kaluar ai shënoi një rritje prej 0.3 për qind.
Ndërsa monedha euro humbi pikë kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.1748 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik humbi 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3435 paund për dollarë amerikanë.
Rupi indonezian shënoi një rënie prej 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 14,195 rupi për dollarë amerikanë.
Edhe lira turke humbi pikë kundrejt dollarit, duke rënë me 0.7 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.