Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Ai u rrit me 0.5 për qind dhe u këmbye me 113.64 dollarë amerikanë për euro.
Indeksi i dollarit, i cili e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit avancoi me 0.3 për qind në 101.210 .DXY.
Ndërkohë investitorët janë të përqëndruar në mbledhjen e Rezervës Federale që do të mbahet këtë të mërkurë.
Monedha euro ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 1.0580 euro për dollarë amerikanë.
Kundrejt jenit monedha euro fitoi 0.2 për qind duke e rimarrë veten nga humbja që pësoi një ditë më parë kundrejt monedhës japoneze. Ajo u këmbye me 120.26 euro për jen, duke lënë pas edhe nivelin e saj të ulët të shënuar të hënën, 119.65 euro për jen, njëkohësisht niveli më i ulët që prej 9 shkurtit të këtij viti.
Dollari australian ra me 0.3 për qind në 0.7666 dollarë australianë për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë prej 0.7732.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.