Monedha euro shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.3 për qind dhe u këmbye me 1.1982 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit. Ai ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 109.64 dollarë amerikanë për jen.
Edhe indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit shënoi një rënie me 0.3 për qind duke shkuar në nivelin 92.542 .DXY, duke lënë pas kështu nivelin e saj të lartë prej 92.834 .DXY.
Paundi britanik u rrit me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3599 GBP për USD.
Dollari australian avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan duke u këmbyer me 75.24 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.