Monedha euro shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme, kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.1709 euro për dollarë amerikanë, duke e tejkalaur edhe nivelin më të lartë që shënoi gjatë kësaj jave ku u këmbye me 1.1676 euro për dollarë amerikanë.
Edhe dollari amerikan shënoi rritje kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.3 për qind dhe u këmbye me 109.55 dollarë amerikanë për jen.
Dollari amerikan humbi pikë kundrejt frangës zviceriane, duke u këmbyer me 0.9886 franga për dollarë amerikanë, njëkohëissht edhe niveli i tij më i ulët që nga muaji prill.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, u rrit me 0.1 për qind.
Pundi britanik ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer e 1.3347 GBP për USD, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në këto 5 muajt e fundit.
Lira turke ra me 0.7 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 4.7406 lira turke për dollarë amerikanë. Lira turke ka humbur shumë pikë kundrejt dollarit amerikan gjatë këtij muaji, duke rënë me rreth 15 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.