Në muajin nëntor, numri i banesave në Turqi që u janë shitur të huajve, u regjistrua 2 mijë e 152 banesa, 21,4% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) lidhur me banesat që u janë shitur shtetasve të huaj, numri i banesave që u janë shitur të huajve në periudhën 11-mujore të vitit të kaluar ka qenë 16 mijë e 549, kurse në të njëjtën periudhë të këtij viti numri është rritur në 20 mijë e 70.
Në nëntor, irakenët blenë 405 banesa, ndërsa nënshtetasit e Arabisë Saudite blenë 239 banesa, shkruan TRT Turkey.