Në këtë tremujor të fundit të 2014, mësohet se Kosova ka importuar 337.1 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 1.4 GWh energji elektrike.
Këtë e bën të ditur publikimi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në ‘Bilancin e Energjisë për TM3 2014’.
Sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 908.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 3 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 4.2%.
Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Thuhet se 1,366.8 mijë tonë thëngjill janë prodhuar në tremujorin e tretë të këtij viti në Kosovë, kurse sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar ne termocentrale është 889.6 GWh dhe në hidrocentrale është 28.8 GWh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.