Në Kosovë deri në fund të muajit shtator janë importuar mallra në vlerë prej 1.8 miliard eurosh, kurse janë eksportuar mallra me vlerë prej 279.9 milionë eurosh.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksporti ka shënuar rritje prej 9-përqindësh, ndërsa sa iu përket shteteve që prijnë me import në Kosovë, kampione e të gjithave mbetet Serbia.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se për nëntë muaj janë importuar mallra në vlerë prej 1.8 miliard eurosh.
Ai ka thënë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ka pasur eksport në vlerë prej 260 milionë eurosh. “Gjatë këtij viti në vend të parë qëndron Serbia për kah vlera e mallrave të importuara. Më pas janë Gjermania, Turqia, Italia, Kina, Maqedonia, Greqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Kroacia”, deklaroi ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.