Norma e papunësisë së Turqisë u rrit në shifra dyshifrore në gusht për herë të parë që nga shkurti, referoi Agjencia e Statistikave Turke (TÜİK).
Norma e papunësisë u rrit në 10.1 për qind në muajin gusht nga 9.8 për qind muajin e kaluar, në përputhje me ngadalësimin e shifrave të rritjes ekonomike.
Numri i personave të papunë mbi moshën 15 vjec u rrit në 2.94 milion, një rritje prej 77,000 nga muaji i kaluar. Norma e papunësisë ishte 8.9 për qind për meshkujt dhe 12.7 përqind për femrat. Norma e papunsësisë për të rinjtë u njoftua në 18.9 përind.
Ndërkohë, rritja ekonomike e Turqisë u ngadalësua në 2.1 përqind gjatë tremujorit të dytë, duke rënë nga 4.7 përqind në tremujroin e parë.
Në vitin 2013, norma e papunsësisë ishte 9 përqind në gusht, ndërsa vendi u rrit në total 4 përqind në 2014.
Megjithatë norma e papunësisë në sektorët jashtë bujqësisë, ka rënë nga muaji i kaluar me 0.1 për qind në 12.4 për qind në muajin gusht. Numri i njerëzve të punësuar në sektorët jo-bujqësorë është rritur në 20.46 milion, sipas të dhënave të TÜİK.
Rreth 22.1 për qind e të punësuarve punojnë në sektorin e bujqësisë, 20 për qind në sektorin industrial, 7.5 për qind në sektorin e ndërtimit dhe 50.5 për qind në sektorin e shërbimeve. Hurriyet Daily