Përfaqësues nga agjencia “Mendi Tours” thonë se pushuesit nga Kosova këtë vit ka pasur interes më të lartë për Ulqinin sesa për në bregdetet tjera. “Deri më tani, për në bregdetin e Ulqinit, kanë udhëtuar me agjencinë tonë rreth 300 persona dhe ende kemi rezervime për ditët në vijim”, kanë thënë përfaqësues të kësaj agjencie.Hoke Dobraj, përfaqësuese e agjencisë “Diona”, në Deçan, ka thënë se këtë vit, numri i turistëve për në Mal të Zi është rritur më shumë sesa vitin e kaluar. Madje ajo ka treguar se për Mal të Zi ka pasur më shumë të interesuar sesa për bregdetet e Shqipërisë. Sipas saj, arsyeja se pse shqiptarët e kanë zgjedhur Ulqinin para bregdeteve të Shqipërisë, është sepse siguria atje është shumë më në nivel.
Ardiana Hasani, përfaqësuese nga aviokompania “Eurokoha”, ka bërë të ditur se prej fillimit të sezonit e deri më tani për në bregdetet e Turqisë kanë udhëtuar me këtë aviokompani mbi 4 mijë pasagjerë, derisa ka thënë se ende nuk dihet sigurt sepse ende nuk ka përfunduar sezoni.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Turizmit të Ulqinit, Zana Hollaj, ka barë të ditur për gazetën “Zëri”, se është ende herët të flitet për numrin e turistëve kosovarë është ende herët pasi që sezoni ka filluar pak më vonë se vitin e kaluar, por është evidente që sezoni në fillim të gushtit ka arritur kulminacionin i cili vazhdon dhe këto ditë.
“Ajo që është me rëndësi dhe këtë vit turistët nga Kosova janë në vendin e parë me fjetje qytetin e Ulqinit. Pasi që në fund të shtatorit i bëj analizat përfundimtare atëherë do të kemi dhe numrin e saktë”, ka thënë ajo. Sipas saj, ajo çka është evidente në këtë vit është që ndoshta për kah numri kosovarët që jetojnë në Kosovë ka qenë pak më i vogël, por kemi rritje të turistëve-kosovarëve nga diaspora.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.