Vendosja e taksës prej 4 centësh për një kilogram miell të importuar nga Serbia, sipas të dhënave të Shoqatës së Bujqve Prodhues të Grurit në Kosovë, ka ndikuar që sipërfaqja e mbjellë me grurë në këtë sezon të rritet për 12 mijë hektarë.
Këto të dhëna, sipas kësaj shoqate, nuk janë përfundimtare, pasi që sezoni i mbjelljeve nuk ka përfunduar ende, shkruan sot Koha Ditore.
Taksa e vendosur për miellin e Serbisë është mirëpritur edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës. Ndërkohë që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili e ka marrë këtë vendim, ka garantuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të bukës, si pasojë e vendimit për të taksuar miellin e Serbisë.
Vitin e kaluar Kosova ka pasur rreth 15 mijë hektarë më pak grurë të mbjellë sesa në vitin e 2015. Një prej faktorëve që pati ndikuar në këtë ka qenë edhe importi i miellit nga Serbia.
/Koha Ditore/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.