Rritet transparenca, INSTAT bën gati 25 publikime të reja për këtë vit, gati indeksi për çmimet e banesave

22/04/2019 1:00 PM 0 komente

Së paku 25 botime të reja do të publikohen këtë vit nga INSTAT për sektorët të rëndësishëm të ekonomisë dhe jetës sociale në vend, ndër to Indeksi i çmimeve të banesave dhe anketa e emigracionit.

Sipas një raporti zyrtar që INSTAT ka dorëzuar në Kuvend, referohet se për vitin  2019, janë ndërmarrë iniciativa të reja në të gjitha fushat e prodhimit statistikor dhe modernizimin e infrastrukturës së prodhimit, ku në fushën ekonomike ndër të tjera mund të veçohet: Vlerësimi eksperimental i indeksit të Çmimeve të Banesave, implementimi i gjuhës R për kontrollin dhe llogaritjen e treguesve statistikorë, prodhimi i statistikave mbi bazën e Produkteve të industrisë Përpunuese.

Do të nisë prodhimi i të dhënave paraprake për inovacionin në Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe publikimi i të dhënave paraprake të shpenzimeve për Kërkim-Zhvillim nga institucionet dhe ndërmarrjet private.

Në fushën sociale do të kryhet Anketa e Migracionit, publikimi i rezultateve të Anketës së Dhunës ndaj grave dhe vajzave 2018, fillimi i punës për Anketën e Shëndetit, publikimi i Rezultateve të Anketës mbi Përdorimin e Teknologjisë së Komunikimit të informacionit nga ana e Familjeve dhe individëve, 2018 si dhe publikim i rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, 2016- 2017-2018.

Në fushën e bujqësisë dhe mjedisit do të nisë llogaritja e treguesve për prodhimin

bimor, blegtoral dhe treguesve të llogarive ekonomike në bujqësi, kryerja e vrojtimit mbi

sipërfaqen e mbjellë, llogaritja e SO (standard outputit) për bujqësinë dhe për

blegtorinë si dhe kryerja e vrojtimit mbi përpunimin e lëndës drusore pranë

ndërmarrjeve të përpunumit të drurit.

Më poshtë, aksionet e reja që do të ndërmerren në vitin 2019 sipas fushave kryesore

statistikore:

 

Statistikat ekonomike:

 

  1. Llogaritja e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit-Taksa Konstante;
  2. Vlerësimi eksperimental i indeksit të Çmimeve të Banesave;
  3. Prodhimi i treguesit të Shitjeve nga burime administrative;
  4. Përmirësimi i metodës së mbledhjes së çmimeve duke përdorur tabletat, për

produktet ushqimore;

  1. implementimi i gjuhës R për kontrollin dhe llogaritjen e treguesve statistikorë;
  2. Prodhimi i statistikave mbi bazën e produkteve të industrisë përpunuese

(PRODCOM);

  1. Publikimi i të dhënave paraprake për inovacionin në Ndërmarrjet e vogla dhe

të mesme;

  1. Publikimi i të dhënave paraprake të shpenzimeve për Kërkim-Zhvillim nga

institucionet dhe ndërmarrjet private;

  1. Prodhimi i statistikave të turizmit (strukturat akomoduese);
  2. Publikimi i regjistrit të mjeteve të transportit rrugor;

Statistikat sociale:

  1. Kryerja e Censit pilot të Popullsisë e Banesave;
  2. Kryerja e Anketës së Migracionit;
  3. Publikimi i Rezultateve të Anketës së Turizmit – Pushime dhe Udhëtime, 2017-18;
  4. Publikimi i Rezultateve të Anketës mbi Përdorimin e Teknologjisë së Komunikimit

të informacionit nga ana e Familjeve dhe individëve, 2018;

  1. Publikim i rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, 2016-

2017-2018;

  1. Publikimi i rezultateve të Anketës së Dhunës ndaj grave dhe vajzave 2018;
  2. Publikimi vjetor i statistikave të krimeve;
  3. Llogaritja e treguesve të barazisë gjinore;
  4. Rishikimi i botimit tremujor të statistikave të kulturës;
  5. Përfshirja e treguesve për personat me aftësi të kufizuar;
  6. Fillimi i punës për anketën e shëndetit;
  7. Plotësimi i pyetësorit të shpenzimeve në shëndetësi;

 

Statistikat e bujqësisë dhe mjedisit:

 

  1. Vrojtimi vjetor në bujqësi për vitin 2018. Llogaritja e treguesve për prodhimin bimor, blegtoral dhe treguesve të llogarive ekonomike në bujqësi;
  2. Vrojtimi vjetor në bujqësi për vitin 2019. Përgatitja e pjesës metodologjike të

vrojtimit;

  1. Vrojtimi vjetor për ujin dhe përdorimin e tij. Llogaritja e treguesve të përdorimit

të ujit sipas aktivitetit ekonomik;

  1. Llogaritja e SO (standard outputit) për bujqësinë dhe për blegtorinë;
  2. Revizionimi i serisë kohore mbi statistikat e prodhimit bimor 2013-2017;
  3. Vrojtim për sipërfaqen e mbjellë;
  4. Mbledhja e të dhënave administrative për prodhimin bimor në nivel bashkie;
  5. Mbledhja e të dhënave administrative për prodhimin shtazor në nivel bashkie;
  6. Mbledhja e të dhënave administrative mbi pyjet, kullotat dhe biodiversitetin në

nivel bashkie;

  1. Mbledhja e të dhënave administrative mbi peshkimin dhe flotën detare;
  2. Vrojtimi mbi përpunimin e lëndës drusore pranë ndërmarrjeve të përpunumit të

drurit;

  1. Mbledhja e të dhënave vjetore mbi të mirat dhe shërbimet në mjedis, bazuar në

të dhënat administrative;

  1. Mbledhja e të dhënave vjetore mbi llogaritë e emetimeve në ajër dhe në ujë,

bazuar në të dhënat administrativ.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of