Rritja ekonomike e Gjermanisë do të ngadasohet në tremujorin e dytë, pasi një dimër jashtëzakonisht i butë i dha ekonomisë më të madhe të Evropës një shtysë në tre muajt e parë të 2014, referohet në raportin mujor i Ministrisë së Financave.
Ministria tha se të dhënat e fundit sugjerojnë se Gjermania kishte performuar ‘shumë fortë’ mes janarit dhe marsit, duke shtuar se impakti pozitive ka gjasa të jetë rezultat i zgjerimit industrial dhe aktivitetit të ndërtimit, të cilat përfituan nga një dimër i butë.
Të dhënat e fundit kanë treguar se porositë industriale dhe prodhimi industrial janë rritur ndërsa sektori privat po zgjerohet. Edhe pse besimi në mesin e investitorëve dhe bizneseve është përkeqësuar teksa vijon kriza në Ukrainë, ai mbetet relativisht optimist.
Ministria deklaroi se të dhënat e fundit i kanë dhënë asaj arsye për të besuar se ekonomia po përballej me përmirësim që do të bëhej gjithmonë e më gjithpërfshirës gjatë vitit.
Qeveria pret rritje prej 1.8 për qind këtë vit kryesisht falë rritjes së fortë në konsumin privat teksa konsumatorët përfitojnë nga një treg i fortë i punës, pagat e mira dhe nga një inflacion i moderuar ndërsa normat e ulëta të interesit ‘dekurajojnë’ kursimet.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters presin që ekonomia të rritet me 0.6 për qind në tre muajt e parë të këtij viti dhe me 0.4 për qind gjatë tremujorit të dytë.
Ministria e financave pret që inflacioni të qëndrojë ‘i zbutur’, duke thënë se çmimet e konsumit do të rriten me 1.4 për qind këtë vit dhe 1.9 përqind vitin e ardhshëm.
Të ardhurat tatimore të Gjermanisë u rritën me 7.2 për qind në vit në 55.36 miliard euro në mars, ndihmuar nga rritja e fitimeve nga tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi mbi shitjen, deklaroi ministria.
Në tremujorin e parë, të ardhurat tatimore arritën në rreth 140 miliardë euro, 3.7 për qind më lartë se gjatë të njëjtës periudhë një vit më parë.