Pikat e pakicës pohuan se, furnizimet e fundjavës kanë qenë më të shtrenjta për mandarinën, specin e kuq, domaten dhe kastravecët. Sejcili nga këto artikuj ka pësuar rritje deri në 20 lekë nga grosistët.
Një kilogramn speca të kuq u shit në fundajvë nga shumica me me 135 lekë nga 120 lekë që kishte qenë në fillim të javës. Një kilogram mandarinë është shitur me 65 lekë nga 60 që ishte në fillim të javës. Çmimi i kastravecëve është rritur me 20 lekë për kilogram dhe çmimi i domateve me 10 lekë për kilogramë.
Pikat e pakicës, jo vetëm që e kanë transmetuar rritjen e shumicës më të njëjtat ritme, por edhe më shumë. Speci i kuq u shit me 150 lekë, mandarina me 80-85 lekë, kastravecët mbi 1200 dhe domatetet nga 120-150 lekë.
Tregtarët e shumicës pohojnë se, rritja e çmimeve është nxitur nga rritja e konsumit për shkak të festave të Krishtëlindjeve dhe Vitit të Ri. Ky është një fenomen i njohur tashmë.
Institucionet të ndryshme, si tatimet, Autoriteti i Ushqimit, Bashkia e Tiranës vitet e kaluara i kanë kontrolluar tregjet për frenimin e rritjes së çmimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.