Numri i bizneseve në vështirësi në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar në “nivele të pashembullta” që nga votimi i Brexit dhe rritja e normës së interesit këtë javë, e cila mund të shtyjë qindra mijëra firma në humnerë, kanë paralajmëruar ekspertët.
Specialisti për kthimin e bizneseve Begbies Traynor zbuloi se gati gjysma e firmave (448,011) janë duke përjetuar shqetësime të mëdha financiare, duke u rritur me 27 përqind, nga 352,552 që ishte një vit më parë, kur ndikimi i vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE ende nuk ishte ndjerë.
Shifra shqetësuese mund të rritet edhe më shumë, nëse Banka e Anglisë fillon të rrisë normën e interesit të enjten, tha Begbies Traynor. Ai paralajmëroi se deri në një çerek milioni biznesesh janë firma “zombie”, që do të thotë se ata nuk kanë kapital të mjaftueshëm për t’u rritur dhe mbahen gjallë vetëm për shkak të qasjes në kredi jashtëzakonisht të lira dhe një fuqi punëtore fleksibël dhe e lirë – e cila së shpejti mund të mos ekzistojë.