Michel Hoëald sapo ka humbur punën e tij prej 36 vjetësh në një kompani dizajni grafik dhe paketimi. Ai pret që të kalojë një farë kohe përpara se të gjejë dicka tjetër.
“Ata më thanë se në moshën time, nuk do të jem në gjendje të gjejë punë në Francë,” tha 57-vjeçari pasi u largua nga zyra e papunësisë në Saint-Genis-Pouilly, një qytet pranë kufirit të Zvicrës. “Unë jam një karakter optimist, por ka ditë plot dyshime dhe frikë – shqetësimet financiare kur ju pushtojnë ndërsa ju duhet të hani dhe të paguani faturat”
Lufta e Hoëald për të gjetur punë në Francë është një skenar i njohur në të gjithë zonën e euros, e cila është përfshirë në një ‘kolaps’ të ri përpara se të kompensojë humbjet nga një recesion i gjatë rekord. Papunësia në të gjithë rajonin e 18-vendeve është zhvendosur me shumë vështirësi nga niveli më i lartë i saj teksa kompanite që kanë vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e rimëkëmbjes tanimë po e gjejnë veten duke u përballur me problemet e dobësisë së tregtisë globale.
Besimi (EUESEMU) në ekonomi ra në nivelin më të ulët në gati një vit këtë muaj dhe norma e papunësisë (UMRTEMU) qëndroi në 11.5 për qind në muajin shtator, kanë thënë ekonomistët përpara të dhënave që pritet të publikohen në fund të kësaj jave.
Përveç mbajtjes së punësimit në kontroll, një kërkesë edhe më e dobët po ushtron presion mbi çmimet. Inflacioni në rajonin e euros ka mbetur me shumë gjasa nën 1 për qind, në gjysmën e objektivit të Bankës Qendrore Evropiane, për muajin e 13-të radhazi, sipas një sondazhi të ekonomistëve.