Përgatituni për një pushtim robot. Kjo do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit mendojnë rreth teknologjisë
Robotët u shfaqën në botë si një mjet letrar nëpërmjet të cilit shkrimtarët dhe prodhuesit e filmave në fillim të shekullit të 20-të mund të eksploronin shpresat dhe frikat e tyre në lidhje me teknologjinë, teksa epoka e automobilave, telefonit dhe aeroplanit u ‘rigjallërua’ me shpejtësi marramendëse, shkuan The Economist.
Nga ‘Metropolis’ i Fritz Lang dhe ‘I Robot’ e deri te ‘WALL-E’ i Isak Asimovit dhe filmat ‘Terminator’, dhe përsëritjet e panumërta në mes, ata kanë arritur sukses të admirueshëm në detyrën e tyre.
Që kur janë futur në jetën reale, robotët kanë qenë një zhgënjim i këndshëm. Ata bëjnë disa gjëra që njerëzit nuk mund t’i bëjnë vetë, sikundër është eksplorimi i Marsit dhe një mori gjërash që njerëzit më shumë nuk dëshirojnë t’i bëjnë, si për shembull të merren me bomba të pashpërthyera ose pastrimin e dyshemesë (ka rreth 10 milionë robotë pastrues me vakum që pastrojnë qilimat e botës).
Dhe ata janë shumë të dobishëm në pjesët e prodhimit. Por robotët e besueshëm, sidomos ata që kërkohen të punojnë përtej kafazit të sigurisë së një kati të fabrikës – kanë rezultuar shumë të vështirë për t’u krijuar dhe robotët janë ende shumë të trashë. Pra, edhe pse ata i magjepsin njerëzit, ata ende nuk kanë lënë ndonjë gjurmë të madhe në këtë botë.
Pse po rritet përdorimi
Kjo duket se po ndryshon. Rritja eksponenciale në fuqinë e çipave të silikonit, sensorët dixhitalë dhe niveli i lartë i komunikimit po i përmirëson robotët, po ashtu sikundër përmirëson të gjitha llojet e produkteve të tjera. Ka tre faktorë të tjerë që janë në lojë.
Njëri është se kërkim zhvillimi për robotikën po bëhet më i lehtë. Standardet e reja të përbashkëta i përcjellin idetë e mira lehtësisht nga një platformë robot në një tjetër. Dhe akumulimi i njohurive nënkupton se ndërtimi i platformave të tilla po bëhet shumë më i lirë. Një robot si Rethink Robotics’s Baxter, me dy krahë dhe një lidhje programative shumë më të lehtë dhe intuitive, do të ishte vështirë të realizohej dhjetë vjet më parë. Tani ju mund të blini një të tillë për 25,000 dollarë.
Një faktor i dytë është investimi. Lajmi më i madh për robotët në vitin 2013 ishte se Google bleu tetë robotë premtues. I pasur dhe udhëhequr mirë (nga Andy Rubin, i cili organizoi sistemin operativ Android) dhe me qasje në ekspertizën botërore në aplikacionet kompjuterike dhe inteligjencën artificiale, të dy shumë të rëndësishëm, programi robotik i Google premton mundësinë e diçkaje spektakolare – edhe pse askush jashtë kompanisë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë.
Amazon, gjithashtu, mbështetet te robotët, si për të automatizuar magazinat e tij dhe, në mënyrë më spekulative, në dërgesat e saj. Në Korenë e Jugut dhe kompanitë e vendeve të tjera po i zhvendosin teknologjitë robotë drejt zonave të reja të prodhimit, dhe kërkimit për shërbime. Kapitalistët sipërmarrës po vënë re një shans shumë më të mirë fitimprurës nga robotët se sa më parë.
Faktori i tretë është imagjinata. Në vitet e fundit, kompanitë inteligjente kanë identifikuar rrugë për t’i bërë robotët të punojnë si punëtorë në skenat e xhirimit (‘Gravity’ nuk mund të ishte realizuar pa robotët që lëviznin kamerat dhe dritat) dhe instaluesit e panelit në fabrikat e energjisë diellore. Edhe më shumë njerëz do të kuptojnë se si një atribut robotik të tillë si saktësia e lartë ose reaksionet e shpejta ose zhvendosjet e pavarura mund të integrohen në një biznes fitimprurës; përfundimisht disa prej tyre do të ndërtojnë tregjet masive.
Robotët ajrorë – mund të jenë në pararojë këtu. Ata do t’u mundësojnë fermerëve të kujdesen për të korrat e tyre në mënyra të reja, do t’u ofrojnë qytetarëve, gazetarëve dhe transmetuesve perspektiva të reja për ngjarje të mëdha dhe të vogla, do të monitorojnë trafikun dhe zjarret, të identifikojnë infrastrukturën në nevojë për riparim dhe shumë më tepër.
Si konsumatorë dhe qytetarë, njerëzit do të përfitojnë shumë nga rritja e robotëve. Nëse ata do të përfitojnë si punëtorë është më pak e qartë, duke qenë se kompetenca në rritje e robotëve mund t’i nxjerrë ‘jashtë loje’ disa punë të njeriut. Aetheon’s Tugs, për shembull, të cilët kryejnë zhvendosjen e furnizimeve spitalore aty ku është e nevojshme, janë të gatshëm të marrin përsipër pjesën më të madhe të punës që aktualisht është detyrë e portierëve. Robotët Kiva bëjnë të mundur që Amazon të ‘kanalizojë’ më shumë ‘ndarje’ me më pak punëtorë.
Makinat pa drejtues kanë gjasa të zëvendësojnë miliona njerëz të punësuar sot. Ashtu si punësimi në bujqësi, i cili dikur siguronte pothuajse të gjitha vendet e punës në epokën paramoderne, tani llogaritet në vetëm 2% të punësimit të botës së pasur, kështu që vendet e punës në industritë e ditëve të sotme të prodhimit dhe shërbimeve ka të ngjarë të detyrohen të tërhiqen përpara ‘progresit’ të robotëve. Nëse njerëzimi do të gjejë mënyra të reja të përdorimit të punës së tij, ose e ardhmja do t’i ‘dorëzohet’ kohës së ‘detyruar’ të lirë, është një çështje që po shqetëson shumë ekonomistë. Sido qoftë, robotët me shumë gjasa ose do të fajësohen ose do të lavdërohen.
I padukshëm dhe më shumë se kaq
Aftësia robotike do të merret si e mirëqenë në njëfarë mase. Do të jetë në natyrën e makinave të drejtojnë veten, e dyshemeve që të pastrohen dhe e furnizimeve me ushqime që të lëvizin nëpër spitale dhe zyra; mbështetja robotike për të tilla gjëra do të jetë e padukshme. Por robotët nuk do të ‘animojnë’ vetëm mjedisin e pajetë. Ata do ta ‘banojnë’ atë së bashku me zotërit e tyre, duke përmbushur të gjitha llojet e nevojave. Disa, si Baxter, do të ndihmojnë për të kryer dhe lëvizur gjëra, disa do të ofrojnë kujdes, disa vetëm rehati apo shoqëri.
Një robot japonez që i ngjan një ‘baby seal’, i cili u përgjigjet ëmbël prekjeve dhe mund të dallojë zërat, shërben për të ndihmuar pacientët e moshuar me demencë.
Sa më të dukshëm të jenë robotët, aq më mirë mund ta ndihmojnë njerëzimin të diskutojë çështje të tilla si ato që janë shtruar për herë të parë nga fantashkenca. A është e nevojshme që luftërat të luftohen gjithmonë nga njerëz të cilët mund të ndiejnë keqardhje dhe të ofrojnë mëshirë, por që gjithashtu mund të jenë mizorë përtej të gjitha kërkesave taktike?
Tashmë Amerika është duke argumentuar nëse pilotët robotë meritojnë medaljet.
A ka rëndësi në qoftë se ‘kënaqësitë’ e fundit që një person ndjen vinë nga një makinë? Çfarë e ‘nderon’ përpjekjen njerëzore, nëse puna e shumicës, ose të gjithë njerëzve bëhet tepricë ndaj kërkesave?
Njerëzit, kompanitë dhe qeveritë e kanë të vështirë të diskutojnë qëllimet përfundimtare të ndryshimit teknologjik teorikisht. Perceptimi i madh i Asimov ishte se është më e lehtë të bësh pyetje të tilla, kur teknologjia personifikohet: kur mund ta shikoni atë në fytyrë. Ashtu si udhëtuesit e atmosferës që e kthejnë vështrimin drejt planetit të tyre, robotët mund të shërbejnë jo vetëm si punëtorë dhe partnerë, por edhe si ‘sigurues’ të perspektivave të reja.