Sektori privat i Gjermanisë u rrit për muajin e 16-të radhazi në gusht, tregoi një sondazh, duke sugjeruar se ekonomia më e madhe e Evropës do të mund të zgjerohet kryekëput në tremujorin e tretë, pasi ajo pësoi një tkurrje të beftë në të dytin.
Indeksi i përbërë i Blerjes së Menaxherëve të Markit, (PMI) i cili vlerëson rritjen në sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve që përbëjnë më shumë se dy të tretat e ekonomisë, ra në 54.9 në gusht nga 55.7. Por megjithatë ai vijoi të qëndrojë shumë poshtë shifrës vendimtare prej 50 që ndan rritjen nga tkurrja.
Ekonomia gjermane u tkurr me 0.2 për qind në mes të prillit dhe qershorit, tkurrja e saj e parë tremujore në më shumë se një vit, për shkak të tregtisë së dobët, një ‘mekanizëm’ tradicional i rritjes, dhe një rënie në investimet e ndërtimit.
Rob Dobson, ekonomist i lartë në Markit, tha se sondazhet e fundit të PMI sugjeruan se ekonomia mund të realizojë një zgjerim prej 0.7 për qind gjatë tremujorit të tretë.