Sipas parashikimeve të Bankës Botërore në kuadrin afatmesëm ekonomia pritet që të largohet gradualisht nga burimet e nxitura nga kërkesa e brendshme dhe të shtrihet me ritëm vjetor prej 3 për qind.
Ndërsa modeli i rritjes i Shqipërisë ndryshon ngadalë, kontributi i konsumit tek rritja pritet të ulet nga më shumë se tre të katërtat në vitin 2008 në rreth 1/2 në vitin 2019 për shkak të një shtrirjeje më të ngadaltë të konsumit privat, teksa rritja e remitancave mbetet e moderuar .
Në të njëjtën kohë, investimet private pritet të rriten falë përmirësimit të besimit, rritjes së prurjeve të investimeve të huaja të direkte dhe përmirësimit të ndërmjetësimit financiar, analizon Banka Botërore.
Qe pas krizës së vitit 2008 Shqipëria ka bërë përpjekje për orientuar modelin e rritjes ekonomike nga konsumi tek prodhimi. Mirëpo vështirësitë që erdhën nga mungesa e kreditimit të ekonomisë dhe një orientim i qartë i prioriteteve drejt sektorëve prodhues po e ngadalësojnë transferimin e burimeve të rritjes ekonomike.
Banka e Shqipërisë e ka vlerësuar se, potencialet për rritjen ekonomike të vendit deri në vitin fund të vitit 2017 nuk do të jenë më shumë se 3%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.