Goldman Sachs bëri të ditur se rritja e Turqisë në tremujorin e tretë të këtij viti mund të jetë rreth 7 për qind.
Sipas një raporti të publikuar nga kjo Banka ndërkombëtare e investimeve, ekonomia turke pritet të rritet me 5 për qind në fund të këtij viti, ndërkohë që rritja në tremujorin e tretë të vitit mund të arrijë rreth 7 për qind.
Sipas raportit të fundit edhe të J.P.Morgan, parashikimi i rritjes së ekonomisë turke për vitin 2017 u rrit nga 4,6 për qind në 5,3 për qind, ndërsa pritshmëria në lidhje me rritjen e vitit të ardhshëm ka mbetur e pandryshuar në nivelin e 3,1 për qind.