Rritja ekonomike gjermane do të përshpejtohet këtë vit në 1.8 për qind dhe do të rritet sërish vitin e ardhshëm, deklaroi ministria e ekonomisë edhe pse një studim më i detajuar tregoi se situata në Ukrainë ‘po rëndon’ mbi perspektivën e ekonomisë më të madhe të Evropës.
Ekonomia e Gjermanisë, e cila u forcua gjatë viteve të para të krizës së eurozonës, u zgjerua vetëm 0.4 për qind në vitin 2013, kur eksportet filluan të kenë probleme dhe disa firma u tërhoqën nga investimet.
Ministria i qëndroi besnike parashikimeve të saj të shkurtit, duke thënë se ritmet e rritjes ekonomike do të përshpejtohen në 2.0 për qind në vitin 2015.
Megjithatë ajo e bëri të qartë, se çdo përshkallëzim i krizës në Ukrainë do të ndikojë në perspektivë.
Kështu pra edhe panorama e ekonomisë gjermane nuk është krejtësisht rozë –një studim i ZEË tregoi se besimi i analistëve dhe investitorëve gjermanë ra për muajin e katërt radhazi në prill për shkak të krizës në Ukrainë.
Ka edhe shqetësime të tjera gjithashtu. Institutet kryesorë ekonomikë kanë refereuar se politikat që qeveria e re po ndjek të tilla si një page minimale dhe reforma e pensioneve në mbarë vendin, që u mundëson punonjësve të dalin në pension në moshën 63 vjeçare do të reduktojnë rritjen.