Rritja gjithëpërfshirëse, Shqipëria pengohet nga korrupsioni, ndërmjetësimi financiar dhe transfertat fiskale

22/01/2018 12:52 PM 0 komente

Progresi i ngadalshëm në standardet e jetesës dhe zgjerimi i pabarazisë kanë kontribuar në polarizimin politik dhe në erozionin e kohezionit social në shumë ekonomi të përparuara dhe ato në zhvillim. Kjo ka çuar në shfaqjen e një konsensusi mbarë botëror mbi nevojën për një model më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm të rritjes dhe zhvillimit që promovon standarde të larta jetese për të gjithë. Ky është konstatimi i Forumit Ekonomik Global në raportin e “Rritjes gjithëpërfshirëse dhe Zhvillimi 2017”

Raporti identifikon 7 shtylla kryesore të ndara në 15 fusha strukturore në politikën ekonomike dhe fuqinë institucionale që kanë potencial për të kontribuar njëkohësisht në rritje më të madhe dhe pjesëmarrje më të gjerë sociale që përfitojnë nga një rritje e tillë, ku përfshihen: Edukimi dhe aftësitë; shërbimet bazë dhe infrastruktura; korrupsioni dhe pagesat; ndërmjetësimi financiar; sipërmarrja; punësimi dhe kompensimi i punës; transfertat fiskale.

Në renditjen e vendeve në zhvillim, në treguesin e përgjithshëm Shqipëria është në në vend të 28 nga 74 shtete, duke qenë pas Maqedonisë (25), por duke ia kaluar Serbisë.  Shqipëria ka marrë 4.08 pike, ku 1 është vlerësimi më i dobët dhe 7 më i larti. Më mirë nga vendet në zhvillim është Lituania dhe në fund është Mozambiku.

Shtyllat ku Shqipëria ka rezultatin më të keq janë ndërmjetësimi financiar me 2.89 pikë, si rrjedhojë e ndërmjetësimit të ulët të bizneseve. Shtylla e dytë, ku Shqipëria ka performancë të dobët është  transferta fiskale, me të dy nëntreguesit, kodi i taksave dhe mbrojtja sociale. I treti është korrupsioni dhe pagesat, me 3.27 pikë, ku nëntreguesi më negativ është ai i përqendrimit të pagesave.

Treguesi më pozitiv është ai i shërbimeve bazë, i ndjekur nga edukimi e punësimi.

Norvegjia është ekonomia e përparuar më e mirë në vitin 2018. Ekonomitë e vogla evropiane dominojnë Indeksin, me Australinë (9) e vetmja ekonomi jo-evropiane në 10 vendet e para.

Nga ekonomitë e G7, Gjermania (12) renditet e lartë, pasuar nga Kanadaja (17), Franca (18), Mbretëria e Bashkuar (21), Shtetet e Bashkuara (23), Japonia (24) dhe Italia (27).

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz