Eurozona po shndërrohet më shumë në një ndihmë sesa një pengesë për ekonominë botërore.
Bazuar në të dhënat që kjo javë parashikoi të tregojë se blloku prej 17-vendesh po rritet sërish pas një tkurrjeje të shkaktuar nga kriza e pa-precedent prej gjashtë tremujorësh radhazi, ekonomistë duke filluar nga Barclays Plc e deri te JPMorgan Chase& Co. thonë se një stabilizim i tillë do e ‘ripozicionojë’ rajonin si një mbështetës për kërkesën ndërkombëtare dhe tregjet financiare.
Lupton, economist i lartë botëror në JPMorgan Chase në Neë York, vlerëson se eurozona siguron një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto botëror, kështu që një pikë përqindje e përmirësimit të rritjes në ekonominë e eurozonës këtë vit do të jetë e mjaftueshme për të nxitur rritjen e PBB-së gjetkë me 0.7 pkë përqindje për katër tremujorë.
Kjo do të neutralizojë ‘pengesën’ që sjell ngadalësimi ekonomik i Kinës, me ‘fituesit’ potencialë që përfshinë edhe partnerët tregtar sikundër janë Britania e Madhe dhe vendet e Evropës Lindore, si dhe Tajvanin, Meksikën dhe Brazilin, sipas JPMorgan Chase. Ai parashikon se ekonomia e euro-zonës do të rritet 1.3 përqind në vitin 2014, pasi u tkurr 0.5 për qind këtë vit, me importet që u zgjeruan 3.7 për qind pasi ranë për dy viteve radhazi.
Shqipëria, 68.2% të tregtisë me BE-në
Me 68.2% të tregtisë që kryhet me vendet e Bashkimit Europian, gati 80% të kapitalit të bankave që vjen nga Eurozona dhe pjesën më të madhe të investimeve të huaja direkte që origjinohen nga vendet e BE-së, ecuria e ekonomisë shqiptare është tepër e varur nga çfarë ndodh në Eurozonë. Që prej fundit të vitit 2008, kur kriza globale goditi fillimisht eurozonën e më pas situata u përkeqësua nga kriza e borxheve të eurozonës, ekonomia shqiptare është rritur me ritme minimale, duke arritur në nivelin më të ulët të dekadës, prej 1.6% në 2012-n. Ndaj një ringritje e ekonomisë evropiane është një ogur i mirë dhe për atë shqiptare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.